Sugjerojmë:

8 arsye pse duhet ta provoni këtë maskë natyrale me qershi

Pse qershitë duhet t’i përdorim tek lëkura jonë?

Sepse:

  1. Janë të pasura me antioksidantë
  2. Kanë veti anti-plakje
  3. Kanë veti antiinflamatore
  4. I japin shkëlqim lëkurës
  5. Eliminojnë njollat e lëkurës
  6. Janë të pasura në vitaminë A dhe C
  7. Përmbajnë vitaminë E dhe K
  8. Janë të pasura në betakaroten magnez dhe hekur.

Çfarë nevojitet për këtë maskë:

  • 10 kokrra qershi

Udhëzime:

  • Qershitë i lani mirë, i hiqni bishtat dhe bërthamat.
  • Kalojini në një blender dhe i trazoni për disa sekonda.
  • Aplikojeni në fytyrën e pastër dhe e lini për 10 minuta.
  • Pas kësaj e shpëlani fytyrën me ujë të bollshëm dhe e lyeni me kremin tuaj hidratues.

Qershia është një mrekulli mbi lëkurën tonë!/neps.al 

Lini një koment