Ushqimet më të mira detox për t’u pastruar dhe dobësuar
Çfarë duhet të bëni për të normalizuar organizmin pas një nate ku e keni tejkaluar me ushqim, ëmbëlsira dhe alkool?
Më poshtë keni listën e ushqimeve që do t’ju ndihmojnë të normalizoni dhe pastroni organizmin, në një dietë Detox. Ps: Po ashtu edhe të dobësoheni, nëse i vendosni në dietën tuaj.
Hudhra: ka veti mjaft të dobishme për pastrimin e organizmit. Hudhra ka veti antivirale, antibakteriale, anti-parazitare, të cilat ndihmojnë për të hequr toksinat nga organizmi. Hudhra vepron si antioksidant dhe ndihmon në reduktimin e inflamacionit, përmirëson tretjen, bën thithjen e ushqimit dhe eliminimin e toksinave.
Perimet me gjethe të gjelbër: spinaqi, lakra jeshile, sallata jeshile, shparku, selinoja etj, janë disa nga perimet që ju ndihmojnë të pastroni organizmin.
Aloe Vera: kjo bimë detoksifikon trupin dhe ndihmon në tretje. Lëngu i aloe veras ka veti anti inflamatore, që do të thotë se ndihmon në lehtësimin e simptomave të shkaktuara nga inflamacioni i tepërt në trup.
Molla dhe uthulla e mollës (musht): është një nga frutat më të mira për pastrimin e zorrëve. Molla është e pasur në fibra dhe ndihmon në tretje, ajo është e pasur me pektin, një element i cili vepron si një pastrues brenda në zorrë, duke eliminuar mbeturinat që gjenden aty.
Fasulet, bishtajoret dhe thjerrëzat: ndihmojnë në tretje për shkak se janë të pasura me fibra dhe kanë veti anti inflamatore për shkak të antioksidantëve që përmbajnë. Fasulet dhe bishtajoret janë shumë të shëndetshme sepse përmbajnë lëndë ushqyese si vitamina, minerale, kalcium, magnez, hekur, zink, kalium dhe proteina.
Çaji jeshil: detoksifikon trupin dhe ndihmon në tretje. Çaji jeshil përmban shumë antioksidantë dhe ndihmon në përmirësimin e funksionimit të zorrëve. Çaji i mentes është gjithashtu një alternativë shumë e mirë për pastrimin organizmit.
Nëse ju nevojiten këshilla efektive për të humbur peshë në zonën e barkut, klikoni këtu.
Marrja më e lartë e energjisë dhe ngarkesa e glicemisë në mëngjesin e vonë shoqërohen me një rrezik më të ulët të zhvillimit të diabetit të tipit 2 tek të rriturit, sipas një studimi të ri të botuar së fundmi në...
Secili ftrut i thatë ka përfitimet e veta shëndetësore—por disa janë në krye kur bëhet fjalë për këtë lëndë ushqyese të ngopshme. Ka shumë gjëra të mrekullueshme për ta—përfshirë faktin që janë një paketë e vogël e mbushur me...
Dieta më e mirë për jetëgjatësi është ajo që përfshin shumë fruta, arra dhe bishtajore, perime dhe drithëra të plota. Ushqimet që duhet të kufizohen ose të shmangen për jetëgjatësi përfshijnë ato të pasura me sheqer të shtuar, yndyrë...
Lini një koment