Sugjerojmë:

Paçe e Dibrës, si nga dora e gjyshes

Veshtiresia
Koha gatimit
Sugjerohet për:
Kalori:
3 lugë gjelle miell misri
2 lugë gjelle gjalpë
5-6 garuzhde lëng mishi
1 kokërr vezë
3-4 thelpinj hudhër
2 lugë gjelle uthull
Piper i kuq
Kripë

Miellin e misrit e skuqim me gjalpë derisa të marrë ngjyrë kafe të çelur, më pas e shuajmë me lëng mishi dhe e përziejmë që të mos krijohen kokrriza.

E lemë të ziejë për 10-15 minuta duke përgatitur një masë në trashësinë e supës.

Më pas e largojmë nga zjarri dhe e presim me një kokërr vezë, shtojmë hudhrat e shtypura, uthull, piper të kuq (djegës ose të ëmbël) dhe gjalpë.

Ju bëftë mirë!

Komento