Peshku është shumë i rëndësishëm për dietën e vogëlushit tuaj sepse është i pasur me omega 3, një yndyrë që ndihmon në zhvillimin e trurit. Për këtë arsye është e rëndësishme të gjeni mënyrën më të mirë për t’ja ofruar peshkun vogëlushit tuaj. Ndaj ne ju prezantojmë këtë pure me kale ,patate, peshk dhe mollë për t’i dhënë një ëmbëlsi të lehtë kësaj recete.
Përgatitja:
1. Në fillim lani kalen, qëroni patatet dhe pritini të gjitha në copa-copa.
2. Në një enë me ujë, filloni të zieni kalen.
3. Pas 5 minutash shtoni patatet, mollën dhe fileton e peshkut.
4. Lërini në zjarr të ziejnë derisa patatet të jenë zbutur.
5. Pas kësaj, i hiqni nga zjarri dhe i lini të ftohen për 5 minuta.
6. Kalojini në blender dhe bëjini pure për 2 minuta.
7. Nëse pureja del shumë e trashë mund të shtoni pak nga ujë që përdorët për gatimin, deri sa të marrë trajtën (dendësinë) e dëshiruar.
Kjo pure e përshtatshme për bebe +7 muajsh. Ruhet në mbajtëse hermetike për 3 ditë në frigorifer ose për 3 muaj në ngrirje.
Shtyp bananen me pirun derisa të bëhet krem. Shto tërshërën, vajin/gjalpin dhe kanellën (nëse do). Përzieji mirë derisa të krijohet një masë homogjene. Me duar të lagura formo toptha ose shtypi si biskota të vogla. Vendosi në një tavë...
Rizoto me kungull të verdhë është një pjatë e ëmbël dhe e pasur me vitamina A dhe C (si dhe fibra), kështu që është një ushqim që fëmijët e vegjël kanë tendencë ta shijojnë. Ngrohni furrën në 190 gradë...
1. Valoni në një tenxhere të vogël ujin. 2. Hidhni miellin e orizit duke e trazuar ngadalë dhe vazhdimisht, që të mos formojë kokrriza. 3. Uleni nxehtësinë dhe trazoni lehtë për 10 minuta, derisa të kthehet në masë të trashë (qull) 4. Në fund shtoni qumështin. Shënim: Përmbajtja e këtij qulli, trashësia shtohet me rritjen e foshnjes. Në fillim le të jetë likuide, aq sa të qëndrojë...
Komento