Sugjerojmë:

Rizoto me kungull për fëmijë mbi 2 vjeç

Veshtiresia
Koha gatimit
Sugjerohet për:
Kalori:
1 kungull i butë mesatar, i qëruar dhe i grirë (rreth 4 kupa);
1 qepë e mesme, e prerë në feta;
1 lugë gjelle vaj ulliri;
1/2 lugë çaji kripë;
2 gota oriz kaf i gatuar plotësisht;
1/2 filxhani me lëng nga koncetrati i përdorur (supe ose perimesh);
Djathë parmixhano (opsional)

Rizoto me kungull të verdhë është një pjatë e ëmbël dhe e pasur me vitamina A dhe C (si dhe fibra), kështu që është një ushqim që fëmijët e vegjël kanë tendencë ta shijojnë.

Ngrohni furrën në 190 gradë Celcius dhe në një tavë, vendosni një fletë metalike.

Përhapni kungullin dhe qepën në tigan, hidhni vaj, spërkateni me kripë dhe vendoseni në furrë 25-30 minuta ose derisa të jetë shumë i butë ose deri sa piruni të futet me lehtësi në to. Lëreni të ftohet pak.

Hidhni kungullin dhe qepët në një procesor ushqimi që bën pure, duke shtuar edhe lëngun e pulës për të bërë një përbërje kremoze , jo shumë të trashë.

Ngroheni orizin. Përzijeni sasinë e kungullit me orizin e zier më parë dhe shtoni kripë nëse e shikoni që është e nevojshme.

Sipër mund t’i hidhni pak djathë parmixhan, nëse doni për ta shërbyer.

Komento