Në një tigan të thellë në nxehtësi mesatare, ngrohni vajin. Shtoni qepën dhe specin dhe gatuajini për 3-4 minuta derisa të zbuten.
Shtoni orizin dhe trazojeni vazhdimisht derisa të skuqet dhe të marrë një ngjyrë të artë, 4-6 minuta. Shtoni lëngun e pulës, salcën e domates, lëngun e limonit, piperin e kuq, hudhrën pluhur, rigonin dhe kuminin. Sipas shijes shtoni kripë dhe piper.
Rrisni nxehtësinë dhe ҫojeni drejt zierjes. Pasi të marrë një valë, uleni sërish në temperaturë të ulët dhe vendosini kapakun. Lëreni derisa lëngu të ketë shteruar për 15-18 minuta.
Hiqeni nga zjarri dhe lëreni të qendrojë për 3-4 minuta përpara se të hapni kapakun.
Shpërndajeni në pjata dhe hidhini përsipër gjethe majdanozi të freskët të grirë.
Përgatisni lyerjen: Në një enë rrihni vezët me salcën e kosit, kripën dhe piperin derisa të përftoni një masë homogjene. 🍳🥄 ㅤ Përgatisni lulelakrën: Priteni lulelakrën në feta të trasha, të paktën dy centimetra të gjera. 🥦🔪 ㅤ Lyejeni...
Këto panine janë fare të thjeshta për tu përgatitur dhe përveç shijes janë edhe të shëndetshme, një mënyrë e mirë për ti bërë fëmijët të konsumojnë spinaqin në mënyrë indirekte. – Spinaqin e fteskët bashkë me qumështin i kalojmë...
Vendosim tiganin të nxehet , shtojmë vaj ulliri , qepët, bathët, hudhrat, piperin , kripë pastaj hedhim miellin dhe e kaurdisim derisa të bëhet me ngjyrë të artë, në fund shtojmë domatet dhe kumbullat , i trazojmë për pak...
Komento