Përse duhet ta kontrolloni 1 herë në muaj dollapin e ushqimeve

Shkaku? Harresa

Për hir të së vërtetës është e pamundur të mësosh përmendësh të gjitha datat e skadimit të ushqimeve dhe ilaçeve që mbajmë në dollap. Dhe kontrolli i vazhdueshëm i tyre kërkon pak kohë, shpesh duke na larguar nga aktivitetet më interesante të ditës. Por si shumë gjëra të tjera, edhe kjo punë duhet bërë.

Cilat duhen kontrolluar më shpesh? 

  • Ilaçet
  • Erëzat
  • Drithërat
  • Produktet e bukurisë

Çfarë duhet të bëni: 

Kontrolloni rregullisht frigoriferin dhe dollapët tuaj, duke kontrolluar veçanërisht datat e skadimit të produkteve. Ju duhet ta bëni këtë të paktën një herë në muaj. Paketimet e hapura prej kohësh apo ato që janë çarë diku, bëni mirë t’i hidhni.

Nga inspektime të tilla mund t’i hapni rrugë ushqimeve të reja, më të freskëta dhe me më shumë vlera ushqyese./neps.al 

 

7 Things You Can Get Rid of to Start the New Year Off on a Good Foot

Lini një koment