Japrak me gjethe rrushi

Veshtiresia
Koha gatimit
Sugjerohet për:
Kalori:
Gjethe rrushi
Qepë të njoma
Hudhra të njoma
Spinaq (dhe lakra të egra)
Lulëkuqe
Majdanoz
Kopër
Nenexhik
Vegeta
Rigon
Piper të zi
Spec të kuq
Oriz
Vaj ulliri
Disa kokrra kumbulle
Disa copa mishi mbi japrakë
Ose mish të grirë brenda në gjellë
Ujë

•Pastroni gjethet e rrushit dhe vendosi në ujë të vluar derisa të ndryshojnë ngjyrë.

•Shpërlajini me ujë të ftohtë dhe lërini të kullojnë, qe t’i keni gati për të mbështjellë japrakët.

•Në fillim kaurdisni me vaj ulliri qepët dhe hudhrën, shtoni spinaqin dhe lakrat e egra, orizin dhe hiqeni nga zjarri.

•Shtoni erëzat,vegetë ose kripë, përzieni mirë gjithë masën.

•Hapni një nga një gjethet e rrushit dhe mbështillini me kujdes.

•Në fund të tenxheres shtroni 3-4 gjethe rrushi dhe filloni të rendisni japrakët, disa copa mishi dhe disa kokrra kumbulla (opsionale).

•Mbi japrakë vendosni një pjatë të rëndë që të mos prishen gjatë zierjes.

•Shtoni ujë. Vendosni kapakun dhe lërini të ziejnë me zjarr mesatar

Komento