Sugjerojmë:

Toptha çokollate me tërshërë. Për ta nisur të martën plot energji!

Toptha çokollate me tërshërë. Për ta nisur të martën plot energji!

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 30 minuta

Nuk kanë nevojë as për skuqje,as për pjekje. Mund t'i konsumoni në mëngjes, ose pasdreke. Janë burim i mirë antioksidantësh, fibrash dhe omega-3.

Ingredientët

  • 1 filxhan me tërshërë kokërr vogël
  • ½ filxhan me gjalpë
  • ¼ filxhan mjaltë
  • ¼ filxhan me fara chia
  • 2 lugë gjelle arrë kokosi
  • 1 lugë gjelle kakao pluhur
  • 1/3 filxhan me copëza çokollate

Udhëzimet

1

Të gjithë përbërësit i bashkoni në një tas të madh dhe i përzieni mirë.

2

E fusni tasin për 30 minuta në frigorifer.

3

Kur e shihni që masa është forcuar pak, formoni me dorë disa toptha të vegjël.

4

Bëni afërsisht 12 të tilla. Konsumojini direkte!

Lini një koment