Marrim miellin, vezët, kosin, vajin dhe lëngun e limonit dhe zëmë brumin jo shumë të fortë. Pasi e zëmë brumin e lëmë të qetësohet për gati një orë dhe më pas e ndajmë në 4 pjesë të barabarta.
Secilën nga këto pjesë e bëjmë kulecë të vegjël sa një kokërr arre. Nga secila pjesë do të dalin 20-22 kuleçë.
I hapim petët jo shumë të mëdha dhe i vendosim njera mbi tjetrën duke i lyer me pak niseshte.
Hapim petën e madhe (nga bashkimi i të gjitha petëve të vendosura mbi njëra-tjetrën) sa madhësia e tepsisë dhe i vendosim në tepsi të lyer me vaj dhe më pas petën që kemi vendosur në tepsi e lyejmë me gjalpë dhe hedhim arrat e qëruara dhe të shtypura (brenda arrave, sipas dëshirës mund të hedhim edhe pak kanellë).
Ashtu siç vepruam me pjesën e parë të brumit, do të vazhdojmë edhe me pjesët e tjera, ku secilës pjesë i hedhim arrat në mes.
Pasi ta kemi përfunduar të gjithë brumin dhe ta kemi vendosur në tepsi, e presim në formë ylli (jo feta shumë të mëdha) dhe e lyejmë me gjalpë.
Tepsinë që kemi e fusim në furrë. Në fillim temperatura duhet të jetë 150 gradë dhe në momentin që do të fillojë të skuqet pjesa e sipërme e ulim temperaturën në 100 gradë. Procesi i pjekjes duhet të vazhdojë për 4-4.5 orë me qëllim që bakllavaja të kullojë sa më mirë.
Përbërësit për shërbetin:
1.5 kg sheqer;
½ limon (lëngun);
1 L ujë.
Përgatitja
Në një tenxhere vendosim të ziejë sheqerin me ujë, derisa të trashet sherbeti. Sherbetin ia hedhim bakllavasë disa minuta pasi e kemi hequr nga zjarri. Bakllavaja duhet të jetë e ftohtë në momentin që do t’i hidhet sherbeti.
Shënim: Nëse arrave nuk i keni hedhur kanellë, mund t’ia hidhni sherbetit.
1️⃣ Ziej patatet, qëroji dhe shtypi derisa të bëhen pure. 2️⃣ Shto djathin, vezën, bukën e grirë, kripën dhe piperin. Përziej derisa të formohet një masë homogjene. 3️⃣ Merr nga masa dhe formo kroketat në formë cilindrike ose ovale....
Përgatitja 1️⃣ Skuqja e mishit • Në një tigan, skuqni copat e mishit me pak vaj derisa të marrin ngjyrë të artë. Vendosini në tavë. 2️⃣ Përgatitja e salcës me qumësht • Në një tas, rrihni vezët me miellin...
1️⃣ Në një tenxhere, ngrohni vajin dhe skuqni qepën dhe hudhrën për 2-3 minuta. 2️⃣ Shtoni karrotat, patatet dhe salcën e domates. Përziejini dhe lërini të marrin aromë. 3️⃣ Shtoni thjerrëzat, kripën, piperin dhe qimnonin. Hidhni ujin ose lëngun...
Lini një koment