Paçe e Dibrës, si nga dora e gjyshes
Miellin e misrit e skuqim me gjalpë derisa të marrë ngjyrë kafe të çelur, më pas e shuajmë me lëng mishi dhe e përziejmë që të mos krijohen kokrriza. E lemë të ziejë për 10-15 minuta duke përgatitur një...
Lajmë brokolin dhe 200 gram të saj i grijmë në rende. Po ashtu qërojmë patatet, i grijmë në rende nga ana më e trashë e rendes dhe i bashkojmë në një tas të vetëm. Shtojmë në tas dhe 120 gr djathë të verdhë që shkrin, kripë, piper të zi dhe të gjithë këto përbërës i përziejmë mirë. Lyejmë një tepsi me pak vaj dhe shtojmë në tepsi përbërësit që bashkuam. Nivelojmë bazën me fundin e një gotë, duke ngritur pak muret anësore të bazës së tartës me qëllim që të mbahet mbushja. Vendosim tavën në furrë për të pjekur bazën në temperaturë 180 gradë Celsius, për 20-25 minuta. Në një tas rrahim 6 vezë të plota. Shtojmë tek vezët 100 gram brokoli në lule boçe të vogla, 60 gram djathë të verdhë pice, 1 qepë në kubikë, domaten të prerë në kubikë, 2 lugë gjelle krem panna, kripë dhe piper të zi. I përziejmë mirë të gjitha bashkë. Nxjerrim tavën nga furra dhe shtojmë mbushjen e tartës. Vendosim përsëri tavën në furrë në temperaturë 180 gradë Celsius, për 20-25 minuta. E lëmë tavën të ftohet 15 minuta, pastaj e shërbejmë. Shijojeni! Receta marrë nga shqiptarja.com
Realizuar më parë nga Zonja Vjollca Tartë e shijshme me brokoli
Ingredientët
Udhëzimet
Shënime
Miellin e misrit e skuqim me gjalpë derisa të marrë ngjyrë kafe të çelur, më pas e shuajmë me lëng mishi dhe e përziejmë që të mos krijohen kokrriza. E lemë të ziejë për 10-15 minuta duke përgatitur një...
Në një tas të madh shtoni gjalpin, sheqerin dhe lëkurën e limonit. I rrihni fort me një mikser elektrik. Më pas shtoni të verdhët e vezëve, kripën dhe ekstraktin e vaniljes. Pasi i keni trazuar mirë shtoni bajamet e...
Marrim miellin, vezët, kosin, vajin dhe lëngun e limonit dhe zëmë brumin jo shumë të fortë. Pasi e zëmë brumin e lëmë të qetësohet për gati një orë dhe më pas e ndajmë në 4 pjesë të barabarta. Secilën...
© 2024, Neps | All rights reserved | Design by Neps.al
Lini një koment