Sugjerojmë:

Si të kujdeseni për veten gjatë këtyre ditëve të nxehta. 10 këshilla që duhet t’i keni parasysh!

Si të kujdeseni për veten, gjatë këtyre ditëve të nxehta që kanë kapluar vendin?

Neps ka renditur disa këshilla të rëndësishme, që vijnë nga Instituti i Shëndetit Publik.

Hidhini një sy dhe i mbani parasysh:

  1. Shmangni daljet nga shtëpia gjatë orëve të nxehta
  2. Mbani freskët ambientin e shtëpisë. Hapini dritaret në mëngjes herët dhe i mbyllni gjatë periudhës kur është piku i vapës.
  3. Freskoni ambientin e shtëpisë me kondicioner dhe ventilator, jo më pak se 25 gradë celsius.
  4. Nëse ju duhet të udhëtoni me makinë, freskoni makinën përpara se të hyni brenda.
  5. Konsumoni sa më shumë lëngje.
  6. Konsumoni sa më shumë fruta dhe perime të freskëta
  7. Vishni veshje të lehta dhe të freskëta, merrni kapele, syze dielli dhe ujin me vete.
  8. Përdorni krem mbrojtës kundër rrezeve të diellit.
  9. Medikamentet që përdorni, vendosini në ambiente të freskëta, frigorifer.
  10. Kujdesuni për higjienën tuaj, bëni dush me temperaturë jo më pak se 25 gradë celsius.

Lini një koment