Sugjerojmë:

Manat Goji. Benefitet e tyre për shëndetin dhe një recetë për t’i shijuar sa më shumë

Manat Goji kultivohen prej mijëra vitesh dhe konsiderohen një element thelbësor në mjekësinë tradicionale kineze: përmbajnë vitamina të grupit C dhe E dhe na mbrojnë nga radikalet e lira, stresi oksidativ dhe janë në gjendje të fuqizojnë kapacitetet antioksidante të organizmit. Përmbajnë gjithashtu bakër, hekur, fosfor, mangan, zink dhe krom, elemente të cilat ndihmojnë në rregullimin dhe aktivizimin e metabolizmit duke ofruar një ndihmë të vlefshme në dietën tonë. Dhe ka akoma: manat Goji ndikojnë për të detoksifikuar mëlçinë, për të forcuar sistemin imunitar dhe për të mbajtur lëkruën të hidratuar. Prania e kaliumit dhe magnezit i bën manat Goji një ushqim në gjendje të përmirësojë rezistencën fizike dhe muskulore.

Recetë biskotash me mana goji

  • 300 gr miell
  • 100 gr sheqer kane
  • ½ gote vaj ulliri e.v
  • Ë vezë
  • 40 gr mulli
  • 1 lugë kafeje sodë buke
  1. Vendosni manat Goji në një gotë me ujë. Në një enë, përzieni me një lugë druri vezët dhe sheqerin me pak vaj derisa të merrni një krem të butë dhe homogjen.
  2. Bashkojeni me mueslitë dhe manat Goji të cilave u keni shtrydhur ujin. Shtoni edhe sodën dhe miellin tek përbërja derisa të merrni një brumë të butë.
  3. Krijoni rrathë me një formë për biskota. Piqini në furrë të ngrohur në 180 gradë Celsius për 20-25 minuta.  Lyejini me një përzierje me ujë me sheqer dhe sipër spërkatini me muesli.

Lini një koment