Sugjerojmë:

Çorbë me mish viçi dhe perime

Çorbë me mish viçi dhe perime

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 35 minuta

Ne e quajmë çorbë, po ju si e quani nga anët tuaja? Hidhi një sy recetës se do ju ngrohë stomakun pas gjithë kësaj lagështire që na solli shiu...

Ingredientët

  • 600 gram mish viçi
  • 300 gram lakër e bardhë
  • 1-2 karota
  • 2 degë selino
  • 3-4 patate
  • 1-2 qepë të thatë
  • 1-2 thelpinj hudhër
  • 2 lugë gjelle gjalpë
  • 2 lugë gjelle miell misri të verdhë
  • 3-4 gjethe dafine
  • Majdanoz për servirje
  • Kripë, piper

Udhëzimet

1

Në një tenxhere hedhim 2 litra ujë dhe sapo të fillojë të vlojë shtojmë racionet e mishit. E mbulojmë tenxheren me kapak dhe e lemë mishin të ziejë në temperaturë mesatare derisa të zbutet.

2

Herë pas here gjatë zierjes largojmë shkumën e krijuar në mënyrë që lëngu të mos na dalë i turbullt.

3

Kur mishi të ketë filluar zbutjen shtojmë në tenxhere qepën, karrotat, selinonë dhe lakrën e bardhë. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper.

4

Vendosim përsëri kapakun dhe i lemë perimet të ziejnë për 15 minuta.

5

Më pas vendosim në tenxhere 1-2 gjethe dafine, shtojmë dhe patatet dhe e lemë gatimin të vazhdojë zierjen dhe për 15 minuta të tjera.

6

Ndërkohë në një tenxhere shkrijmë 2 lugë gjelle gjalpë dhe kaurdisim miellin e misrit për 1-2 minuta.

7

Shtojmë pak leng nga supa që të hollohet dhe të marrë trajtën e një salce kremoze të cilën e shtojmë në tenxhere në momentet e fundit të përfundimit të gatimit.

8

E lemë në zjarr për 1-2 minuta dhe e servirim supën të ngrohtë spërkatur me majdanoz të freskët.

Shënime

Receta marrë nga: balkanweb.com

Lini një koment