Sugjerojmë:

Sot për drekë bëj një tavë me patëllxhanë dhe djathë

Tavë me patëllxhanë dhe djathë

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 30 minuta

Ingredientët

  • 700-800 gram patëllxhanë
  • 2 vezë të mëdha
  • 300 gram djathë të bardhë
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • Kripë, piper

Udhëzimet

1

Lani mirë patëllxhanët dhe i prisni përgjysmë. I marinoni me kripë nga të dyja anët. I hiqni tulin dhe e prisni në copa të vogla.

2

Në një tas bashkoni tulin e patëllxhanëve, djathin, vezët e rrahura mirë dhe piperin.

3

Merrni një tavë dhe shtroni me kujdes patëllxhanët. I lyeni me pak vaj ulliri dhe i mbushni me masën që përgatitët më parë.

4

E fusni tavën në furrë për 30 minuta në temperaturë 180 gradë. Shijojeni dhe ndajeni recetën edhe me miqtë tuaj!

Lini një koment