Sugjerojmë:

Smoothie me banane dhe gjalpë kikiriku, burim i mirë i omega-3!

Smoothie me banane dhe gjalpë kikiriku, burim i mirë i omega-3!

Persona: 2
Koha e përgatitjes: 5 minuta Koha e gatimit: 5 minuta

Niseni ditën plot energji!

Ingredientët

  • 1 gotë e gjysmë me kos
  • 1 banane
  • 2 lugë gjelle fara chia
  • 2 lugë gjelle gjalpë kikiriku
  • 1/4 lugë çaji ekstrakt vaniljeje

Udhëzimet

1

Qëroni bananen, e prisni në copa të vogla dhe e fusni në ngrirje për 10 minuta.

2

Në një blender shtoni farat chia dhe trazojini për disa sekonda për t'i bërë pluhur.

3

Shtoni kosin, bananen, gjalpin dhe vaniljen.

4

I trazoni për disa minuta dhe shërbejeni smoothien menjëherë. Ju bëftë mirë!

Lini një koment