Sugjerojmë:

Si të bëni një kabuni me rrush të thatë

Si të bëni një kabuni me rrush të thatë

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 15 minuta

Ju ka marrë malli për një kabuni? Keni frikë se s'do ju dalë e mirë? Receta e nepsit do jua thjeshtësojë jashtë mase punën prandaj hidhi një sy!

Ingredientët

  • 150-200 gram rrush të thatë
  • 1 filxhan oriz
  • 2 filxhanë lëng mishi
  • 1 filxhan sheqer
  • 1 lugë çaji kanellë
  • 1/3 lugë çaji karafil
  • 3-4 lugë gjelle gjalpë të freskët

Udhëzimet

1

Fillimisht vendosim rrushin e thatë në ujë të ngrohtë që të zbutet.

2

Kaurdisim orizin me gjalpë dhe më pas shtojmë lëngun e mishit të vluar, rrushin e thatë dhe një majë luge kripë.

3

E mbulojmë me kapak dhe e lemë orizin të ziejë sa të krijojë bulëza.

4

E largojmë më pas nga zjarri dhe e përziejmë me sheqerin, kanellën dhe karafilat.

5

E mbulojmë përsëri me kapak dhe e lemë 10-15 minuta të pushojë në ngrohtësi në vatrën e sobës së fikur.

6

Më pas e servirim në tasa duke e spërkatur me kanellë dhe me pak sheqer të djegur për dekor dhe shije.

Shënime

Receta marrë nga: balkanweb.com

Lini një koment