Sugjerojmë:

Petulla shtëpie mbushur me kremviçe

Petulla shtëpie mbushur me kremviçe

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Sa të miraaa!

Ingredientët

  • 500 gram miell
  • 2 vezë
  • 150 ml kos
  • 150 ml ujë
  • 150 ml qumesht
  • pak kripë
  • 1 bustinë pluhur pjekës
  • disa kremviçe

Udhëzimet

1

Në tavolinën e punës hapni miellin. I shtoni në mes pak kripë, pluhurin pjekës dhe vezët.

2

E punoni brumin dhe gradualisht i shtoni kosin, ujin, qumështin.

3

Masën e ruani në një tas dhe e lini mënjanë derisa të vijë (të paktën 2-3 orë).

4

Kremviçet i prisni në copa të vogla, i zhysni tek brumi që përgatitët dhe i skuqni në një tigan me vaj të parangrohur. Shijojini!

Lini një koment