Sugjerojmë:

Muffins me vezë dhe perime

Muffins me vezë dhe perime

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 25 minuta

Ne ju tregojmë recetën, ju mjafton të keni përbërësit dhe dëshirën...!

Ingredientët

  • 10 vezë
  • 1 filxhan çaji me djathë çedar
  • 1 spec jeshil
  • 1 spec të kuq
  • 1 domate
  • ¼ e brokoli ( e larë dhe e ndarë në copa të vogla)
  • Kripë, piper të zi
  • ½ lugë kafe hudhër pluhur

Udhëzimet

1

Perimet i lani dhe i ndani në copa të vogla. I bashkoni të gjitha në një tas.

2

Rrihni vezët të gjitha në një tas. I shtoni perimet, pak kripë, piper, hudhër.

3

I përzieni të gjitha bashkë dhe më pas mbushni format me muffins.

4

I fusni në furrë të piqen për 20-25 minuta në temperaturë 200 gradë celsius.

Lini një koment