Sugjerojmë:

Makarona me brokoli dhe salsiçe. Mirë dhe lirë!

Makarona me brokoli dhe salsiçe. Mirë dhe lirë!

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 10 minuta

Kur nuk ke ndonjë ide fikse se çfarë të hash, kjo recetë është ajo që të duhet!

Ingredientët

  • 500 gram brokoli
  • 300 gram salsiçe
  • 320 gram makarona
  • Spec pikant
  • 2 thelpi hudhra
  • 4 lugë gjelle vaj ulliri
  • 2 lugë gjelle parmixhano i grirë
  • Kripë dhe piper i zi

Udhëzimet

1

Pastrojmë brokolin, e ndajmë atë në boçe të vogla dhe e shpëlajmë.

2

Largojmë cipën e salsiçeve dhe formojmë mishin e tyre.

3

Vendosim tenxheren me ujë me kripë për të valuar, shtojmë brokolin dhe e lëmë të ziejë për 6 minuta.

4

Ndërkohë në një tigan me 4 lugë gjelle vaj ulliri shtojmë 2 thelpi hudhra dhe pak spec pikant.

5

Sapo hudhrat të fluskojnë në vaj, shtojmë mishin e salsiçeve të thërrmuara dhe i kavardisim derisa mishi të marrë ngjyrë.

6

Largojmë hudhrat nga tigani, shtojmë brokolin dhe i përziejmë.

7

Pasi largojmë brokolin nga tenxherja shtojmë makaronat dhe i lëmë të ziejnë një minutë më pak nga koha e shkruar në etiketë.

8

Pasi i kullojmë makaronat i shtojmë në tiganin me mish dhe brokoli, i trazojmë duke i shtuar një garuzhde lëng nga uji i makaronave.

9

Shtojmë parmixhanon, e përziejmë sa të shkrijë dhe i servirim menjëherë.

Shënime

Receta marrë nga: shqiptarja.com

Lini një koment