Sugjerojmë:

Fritatë me patate në furrë. Të nderon me aromën dhe shijen e saj të mirë!

Fritatë me patate në furrë. Të nderon me aromën dhe shijen e saj të mirë!

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 25 minuta

Ingredientët

  • 400 gram patate
  • 50 gram bukë e thekur e grirë
  • 50 gram djathë grana
  • 6 vezë
  • kripë, piper
  • vaj ulliri ekstra i virgjër
  • rigon i freskët
  • Për të lyer tepsinë: Vaj ulliri ekstra i virgjër
  • bukë e thekur e grirë

Udhëzimet

1

Lani dhe qëroni patatet. Pritini fillimisht në feta të trasha e më pas në kubikë të vegjël. Në një tas rrihni vezët, shtoni kripë dhe piper sipas dëshirës.

2

Shtoni dhe bukën e thekur të grirë, djathin Grana të grirë, pak rigon si dhe patatet e prera në kubikë.

3

Merrni një tepsi me anë të larta, lyejeni me vaj, hidhni një shtresë buke të thekur të grirë dhe shtoni përbërjen në të.

4

Piqeni fritatën në furrë të parangrohur në 170 gradë për 50 minuta.

5

Kur të ketë marrë ngjyrën e dëshiruar në sipërfaqe, hiqeni nga furra, lëreni të vaket dhe shërbejeni të prerë në copa.

Lini një koment