Qepë të mbushura me arra, ideale për të gjitha rastet!

Qepë të mbushura me arra, ideale për të gjitha rastet!

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 40 minuta

Qepët mund t'i bëjmë më të dashura për ne, nëse kemi recetat e duhura!

Ingredientët

  • 4 qepë të mëdha
  • 100 gram arra të thërrmuara
  • 30 gr gjalpë
  • 1 vezë
  • 150 gram sallam
  • 100 gram djathë padano i freskët
  • 2 lugë gjelle galetë
  • pak kripë

Udhëzimet

1

Qëroni qepët dhe ziejini për 10 minuta në ujë me kripë. Kullojini dhe lërini të ftohen. Pritini përgjysmë për së gjati, hiquni pjesën qendrore dhe lërini mënjanë.

2

Fusni arrat në ujë valë për 1 minutë, kullojini dhe hiquni cipën.

3

Në mikser përzieni pjesën e brendshme të qepëve, sallamin e prerë në copa, arrat e qëruara nga cipa, djathin granda padano, vezën, pak kripë dhe gjysmën e galetës.

4

Me këtë mbushje që përgatitët, mbushni gjysmat e qepëve dhe vendosini në një tepsi ku keni shtruar letër furre të cilën e keni lagur dhe shtrydhur më parë. Spërkatini qepët e mbushura me galetën e mbetur dhe grijuni sipër disa copëza gjalpi.

5

Shtoni 1 gotë ujë në tepsi dhe piqini në furrë të nxehur në 180 gradë për 40 minuta. Ju bëftë mirë!

Lini një koment