Si të zbardhni lëkurën e fytyrës me ndihmën e mjaltit dhe patates
Tani që dielli është gjithnjë e më i fortë me rrezet e tij, duhet të tregojmë kujdes më lëkurën, sidomos kur bëhet fjalë për fytyrën tonë. Rekomandohet që çdo ditë para se të dilni nga shtëpia dhe jo vetëm kur shkoni për plazh, të aplikoni kremin mbrojtës me faktor të lartë.
Rëndësi duhet t’i kushtoni edhe njollave kafe që mund t’ju krijohen në fytyrë gjatë kësaj kohe. Neps rekomandon që ju të jeni të vëmendshëm që në fazat e fillimit të saj dhe ta “kuroni” kollaj më dy përbërës natyralë.
Për këtë ju nevojitet:
1 lugë gjelle mjaltë
2 lugë gjelle lëng patateje
Udhëzime:
Qëroni pataten dhe e kaloni në një blender. Kullojeni dhe merrini lëngun.
Pas kësaj e kaloni në një enë dhe i shtoni mjaltin e lëngshëm.
Trazojeni mirë dhe aplikojeni në fytyrë.
E lini të veprojë për 20 minuta dhe më pas e shpëlani fytyrën me ujë të bollshëm.
Kjo maskë natyrale do ju ndihmojë së tepërmi me zbardhjen e lëkurës së fytyrës.
Rinia e përjetshme është një koncept i fesë dhe mitologjisë, por çfarë do të ndodhte nëse mund të kishim vetëm pak më shumë prej saj? Çfarë nëse do të ekzistonte një pilulë që mund të ngadalësonte rrjedhën e kohës,...
Soda është një mrekulli kur vjen puna për t’u kujdesur për këmbët tuaja. Ajo largon erën e keqe, i dezinfekton, vret bakteret dhe madje kuron pamjen e tyre. Të gjitha këto përfitime vetëm me një pako sodë buke, kostoja...
Ka një shans që ulja e temperaturave këtë muaj tashmë të ketë sjellë dëm në lëkurën tuaj. Dhe ndërsa kalimi te kremrat hidratues më të rëndë, një pjesë e enigmës shpesh neglizhohet: dieta. Por, sipas nutricionistit Kimberly Snyder, ju...
Lini një koment