Kek i butë me banane dhe boronica, vetëm 5 përbërës për një ëmbëlsirë super të lehtë
Nëse keni disa banane të pjekura në shtëpi, kjo është një nga ato receta që ia vlen ta provoni. Vetëm 5 përbërës, pak minuta përgatitje dhe pjesën tjetër e bën furra. Rezultati është një kek i butë, natyralisht i ëmbël dhe perfekt si për mëngjes, ashtu edhe për një snack gjatë ditës.
Përbërësit:
3 banane të pjekura
3 vezë
120 g kos grek
1 lugë gjelle mjaltë
100 g boronica
Përgatitja:
Qëroni bananet dhe shtypini mirë me pirun derisa të krijoni një masë kremoze.
Shtoni vezët, kosin grek dhe mjaltin. Përziejini mirë derisa masa të bëhet homogjene.
Hidheni përzierjen në një tavë të përshtatshme për pjekje dhe shpërndani boronicat sipër.
Piqeni në furrë të parangrohur në 180°C për 35–40 minuta. Filloni ta kontrolloni pas minutës së 30-të, pasi koha mund të ndryshojë në varësi të furrës dhe madhësisë së tavës.
Kekun mund ta kontrolloni me një kruajtëse dhëmbësh ose me majën e një thike. Nëse del pothuajse e pastër dhe mesi është mpiksur, është gati.
Lëreni të pushojë dhe të ftohet për disa minuta përpara se ta prisni. Kështu do të forcohet pak dhe do të marrë teksturën e duhur.
Këshillë NEPS: Sa më të pjekura të jenë bananet, aq më e ëmbël do të dalë receta, pa qenë nevoja të shtoni sheqer. 🍌🫐
Me fillimin e shkollës rikthehet edhe një nga dilemat e përditshme të prindërve: çfarë t’u vendosim fëmijëve në çantë për të ngrënë? Ideja nuk është të përgatisim çdo mëngjes një menu perfekte apo ushqime që kërkojnë shumë kohë. Lunch...
Vera ka atë zakonin e bukur të na largojë pak nga kuzhina. Mes pushimeve, plazhit, darkave jashtë dhe vapës që na bën të mendohemi dy herë para se të ndezim furrën, gatimi në shtëpi kalon disi në plan të...
Kjo rizoto kërkon pak durim gjatë gatimit, por rezultati ia vlen. Del kremoze, plot shije dhe shumë e bukur në servirje, falë kombinimit të domateve, burratës dhe borzilokut të freskët. Proshuta krokante është opsionale, ndaj mund ta përgatisni fare...
Lini një koment