Të gjitha ne kemi tipe të ndryshme floku. Gjendja e tyre ndryshon edhe në varësi të shëndetit tonë, apo stinës.
Fatmirësisht natyra na jep zgjidhje me disa produkte natyrale për t’i dhënë lamtumirën çdo problemi. Për shembull a keni një vezë dhe pak majonezë në shtëpi?
Perfekt!

Çfarë ju nevojitet për këtë maskë:
- 1 e verdhë veze
- 1 lugë gjelle majonezë
Përgatitja:
- Bashkoni të dy përbërësit në një enë dhe i përzieni mirë derisa të krijoni një masë homogjene.
- Aplikojeni maskën tek të gjithë flokët tuaj dhe e lini përreth një orë.
- Shpëlajeni me ujë të bollshëm dhe shampo si zakonisht.
Flokët do jenë të buta dhe do të krihen lehtësisht pas kësaj maske!/neps.al
Lini një koment