1.Përgatisni brodon ose vendoseni të nxehet nëse e keni gati dhe vendosni të shkrihet në të shafrani e curry.
2.Prisni imët qepën.
3.Shkrini gjalpin në një tenxhere dhe skuqni lehtë qepën në nxehtësi të ulët duke i shtuar nga pak ujë që të mos digjet.
4.Shtoni orizin dhe kaurdiseni disa minuta derisa të bëhet i shndritshëm.
5.Shtoni verën dhe pasi të ketë avulluar, shtoni brodo për të mbuluar orizin.
6.Lëreni të ziejë duke e përzier herë pas here dhe duke shtuar brodo nëse është e nevojshme. Si për të gjitha rizotot duhet të bëni kujdes që të mos thahet shumë dhe të mos ngjitet.
7.Ndërkohë, prisni dhe qëroni një mollë e gjysmë dhe grijeni.
8.Prisni në feta gjysmën e mbetur të mollës dhe kalojeni në një tigan me shpejtësi derisa të marrë një ngjyrë të artë.
9.Kur rizotoja të jetë pothuajse gati shtoni mollët e grira duke i përzier mirë.
10.Përziejeni më pas me gjalpin e mbetur.
11.Shpërndajeni nëpër pjata individuale duke i dekoruar me dy feta molle.
Lini një koment