Receta ideale për një pushim dreke të ushqyeshëm, por të lehtë: sallatë me portokall dhe vezë

Sallatë me portokall dhe vezë

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 15 minuta

Të freskëta, të thjeshta dhe shumë të shijshme: mjafton t’u shtosh përbërësit e duhur dhe sallatat transformohen në pjata unike të shkëlqyera. Për një pushim dreke të ushqyeshëm dhe që ju jep ndjesinë e ngopjes për një kohë të gjatë, ndiqni hapat e përgatitjes së sallatës me vezë e portokall:

Ingredientët

  • 4 vezë
  • 1 salsiçe derri
  • 1 tufë sallatë radikio
  • 12 hurma arabe
  • 4 portokaj
  • 1 limon
  • 8 petë orizi
  • Vaj lule dielli
  • Kripë
  • Piper
  • Për salcën:
  • 2 portokaj me lëng
  • ½ limoni
  • Vaj ulliri
  • Kripë

Udhëzimet

1

Skuqni petët e orizit në vaj luledielli të nxehtë derisa të fryhen. Lërini të ftohen mbi një letër përthithëse, hidhuni kripë e piper. Zieni vezët për 5 minuta, pastaj kalojini në ujë të ftohtë.

2

Përgatisni salcën: shtrydhni 2 portokajt dhe gjysmën e limonit, përziejini me vaj ulliri e kripë dhe lëreni mënjanë salcën e përftuar. Prisni në copa salsiçen. Skuqeni në një tigan pa vaj derisa salsiçja të ketë humbur yndyrën e vet. Lani dhe prisni në feta radikion.

3

Prisni në 4 copa hurmat arabe. Prisni në feta portokajt dhe limonin. Hidhni gjithë përbërësit nëpër pjata. Qëroni vezët dhe shtojini tek sallata. Kompletojeni me salcën vinaigrette që përgatitët dhe përfundoni me petët e orizit.

Lini një koment