Pasta me brokoli dhe djathë për fëmijë 6-9 muajsh

Veshtiresia
E lehte
Koha gatimit
15 minuta
Sugjerohet për:
4 porcione
Kalori:
150 gr brokoli, vetwm lulet
75 gr makarona të vogla
30 gr parmixhiano i grirë
2 lugë krem djathi

Hidhni brokolin në një tenxhere dhe ziejeni për 4-5 minuta. Gatuani makaronat në ujë të vluar dhe rezervoni 2 lugë ujë të makaronave përpara se t’i kulloni.

Hidhni brokolin me ujin e makaronave në enë dhe procesojeni derisa të jetë homogjene duke përdorur një blender. Shtoni kremin e djathit dhe parmixhianon dhe përziejini derisa të shkrihet.

Makaronat e gatuara i kthejmë në tenxhere. Shtoni salcën e brokolit dhe përziejini së bashku.

Komento