Ingredientët
- 2 banane
- 100 gr jogurt
- 1 vezë
- 1 lugë gjelle kanellë
- 1 karotë
- 2 lugë gjelle mjaltë
Udhëzimet
1
Në një enë përzieni bananet e prera në feta me vezën, karotën e grirë në rende, jogurtin, kanellën e mjaltin.
2
Shtypini mirë të gjithë përbërësit dhe më pas përziejini me ndihmën e një rrahëse vezësh; nëse doni një krem më homogjen, frulojini direkt në mikser.
3
Nxehni një tigan krepash dhe përmes një garuzhdeje, hidhni brumin njëherësh; prisni 30 sekonda, më pas kthejini pancakes nga ana tjetër dhe lërini edhe për 30 sekonda të tjera.
4
Veproni në këtë mënyrë derisa të përfundojë e gjithë masa e brumit.
5
Shërbejini pancakes me feta bananesh dhe mjaltë ose shurup panje.
Lini një koment