Maska më e mirë kundër akneve nuk gjendet domosdoshmërisht në dyqan. Ajo mund të jetë aktualisht në shtëpinë tuaj, thjesht nuk po dini ta shfytëzoni siç duhet.
E kam fjalën për dy përbërës: Mjaltë dhe kanellë.
Mjalti i përdorur për maskë duhet të jetë i një cilësie të lartë. Nuk duhet të përdorni shumë, mjafton një lugë gjelle. Maskat me përbërës natyralë rekomandohet të përdoren 1-2 herë në javë. Ato do të përmirësojnë qarkullimin e gjakut, tonin e lëkurës, largon papastërtitë dhe zbut lëkurën.
Përbërësit:
- 1 lugë gjelle mjaltë
- ½ lugë gjelle kanellë
Përgatitja:
- Bashkoni mjaltin dhe kanellën së bashku.
- Aplikojeni në fytyrë për 10-30 minuta.
Vetitë antibakteriale të mjaltit dhe kanellës do e bëjnë këtë maskë perfekte për të luftuar aknet.
Shënim: Nëse mendoni se kanella mund t’ju bëjë dëm, atëherë provojeni paraprakisht në dorën tuaj. Në rast të skuqjes së lëkurës, mos e provoni këtë maskë./neps.al
Lini një koment