Një recetë e thjeshtë dhe e shpejtë, e servirur në tryezë si një antipastë e shijshme për të hapur një menu në familje.
Përbërësit:
8 feta bukë pa maja
250 gr spinaq
200 gr djathë brie
100 gr pançetë e tymosur ose bacon
6 lugë gjelle vaj ulliri
Kripë
Piper
Përgatisni spinaqin. Lani mirë gjethet e spinaqit, kullojini, thajini, më pas copëtojini me dorë dhe mblidhini në një tas.
2. Përgatisni bukën. Vendosni letër furre në një tavë alumini (ato që kanë vetë sobat) dhe vendosni mbi të fetat e bukës. Me anë të një furçe, lyejini ato me vaj ulliri. Më pas vendoseni tavën në skarën e sobës dhe piqini copat e bukës.
3. Skuqni proshutën. Priteni në feta 3-4 cm për së gjati proshutën dhe skuqeni në një tigan që nuk ngjit pa shtuar asgjë. Lëreni derisa të humbasë yndyrën dhe të bëhet krokante. Përziejeni herë pas here. Ndërkaq, prisni djathin në feta të holla.
4. Kompletoni brusketat. Hidhini pak kripë spinaqit, pak piper dhe vajin e mbetur. Vendoseni mbi brusketa, më pas vendosni feta djathi dhe në fund, fetat e nxehta të proshutës.
5. Shërbejini në tryezë. Vendosini brusketat në një pjatë servirjeje dhe shërbejini menjëherë.
Ngrohni 2 lugë gjelle vaj në një tigan mbi nxehtësinë mesatare dhe skuqni qepën butësisht për 10-12 minuta. Shtoni hudhrat dhe specin djegës dhe gatuajeni për 1 min. Hidhni domatet dhe sheqerin dhe i kriposni sipas shijes. Ziejini...
Ngrohni furrën në 200C. Në një sipërfaqe të lyer pak me miell, hapeni brumin në pak më të vogël se një drejtkëndësh A4. Rrëshqiteni në një tepsi, lyejeni me vezën e rrahur dhe gatuajeni për 20 minuta ose derisa...
Ngroheni furrën në 200C. Në një tavë pjekje rregulloni copat e pulës, copat e qepës, hudhrën, fetat e limonit, shpargujt dhe bizelet në një shtresë të vetme, më pas spërkatni mbi to rigon, spërkatini me vaj ulliri dhe shtoni...
Lini një koment