Shportëza tërshëre të mbushura me jogurt

Shportëza tërshëre të mbushura me jogurt

Persona: 12
Koha e përgatitjes: 5 minuta Koha e gatimit: 15 minuta

Cili do të ishte një motiv i mirë për t’u ngritur nga shtrati? Me siguri një mëngjes i mirë. Pak përbërës mjaftojnë për të përgatitur këto shportëza tërshëre të mbushura me jogurt dhe të dekoruara me fruta pylli dhe gjethe menteje. Me ngjyra, të shijshme dhe të bukura, ato do t’u pëlqenin të gjithëve. Surprizoni familjen tuaj me një mëngjes të freskët, të shëndetshëm, por mbi të gjitha shumë të shijshëm. Shërbejini me një frulato të mirë për një dozë të plotë energjish!

Ingredientët

  • 110 gr tërshërë
  • 100 gr hurma arabe
  • 60 gr mjaltë akacie
  • Kanellë pluhur
  • Kripë
  • Vaj për të lyer tavën
  • 180 gr jogurt grek
  • Fruta pylli sipas dëshirës
  • Disa gjethe menteje

Udhëzimet

1

Sigurohuni t’u keni hequr bërthamat hurmave arabe. Më pas hidhini në një mikser, frulojini derisa të merrni një krem. Shtoni një lugë kanellë, pak kripë dhe mjaltin. Më pas përzieni gjithçka me një spatul dhe shtoni flokët e tërshërës.

2

Përzieni gjithçka derisa të përftoni një masë homogjene. Merrni një tavë formash muffin dhe me anë të një furçe lyeni secilën prej tyre.

3

Shtoni nga një lugë nga përbërja me tërshërë tek format dhe duke përdorur kurrizin e një luge formoni një zgavër në qendër të tyre.

4

Piqini në furrë të ngrohur në 170 gradë për 15 minuta. Më pas hiqini nga furra dhe lërini të ftohen para se t’i hiqni nga format.

5

Transferojini mbi një pjatancë dhe mbushini me jogurt grek të cilin e keni punuar më parë për ta bërë më kremoz.

6

Dekorojini me fruta pylli miks dhe disa gjethe menteje. Transferojini në frigorifer deri në momentin që do t’i servirni shportëzat tuaja të mbushura me jogurt.

Lini një koment