Sallatë me rukola, dardhë e djathë grana

Sallatë me rukola, dardhë e djathë grana

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 0 minuta

Sallata me rukola, dardhë, grana e arra është shumë e pasur në shije të ndryshhme, që janë në kontrast, por kombinohen mirë mes tyre. Ato krijojnë një shije harmonike që bashkon atë pikante të rukolës me atë të ëmbël të dardhës.

Ingredientët

  • 100 gr rukola
  • 2 dardhë Williams
  • 100 gr djathë Grana Padano
  • 50 gr thelpinj arrash
  • Vaj ulliri e.v
  • Kripë
  • Uthull balsamike

Udhëzimet

1

Lan mirë rukolan. Më pas thajeni mirë me letër kuzhine ose centrifugë për sallatën jeshile e hidheni në një tas. Lani edhe dardhët, pritini në thela, qërojini e hiquni meset.

2

Më pas pritini në feta edhe me të tholla, shtojini te rukola dhe përziejini me kujdes të mos prishni fetat e dardhës. Grini arrat në copa dhe shtojani sallatës. Me një rende, prisni edhe djathin grana në copëza dhe shtojeni edhe atë.

3

Përziejini përsëri, shtoni kripë, piper e uthull balsamike. Përziejini për herë të fundit dhe shërbejeni sallatën.

Lini një koment