Pure me bizele dhe finok, një pjatë me shije ndryshe

1 kg bizele
600 gr patate
40 gr gjalpë
1 tufë gjethe finoku
3 dl qumësht me yndyrë
Kripë
Piper

1.Hiqni bizelet nga bishtajat dhe më pas ziejini. Zieni edhe patatet në një tenxhere tjetër.

2.Qëroni patatet e ziera dhe më pas shtypini me pirun ose shtypëse patatesh. Fruloni edhe bizelet e ziera me 3 dcl qumësht.

3.Bashkoni purenë e patateve me atë të bizeleve në një tenxhere, shtojuni kripë e piper dhe lërini në zjarr të ulët për 2-3 minuta, pastaj përziejini me kujdes me një lugë druri

4.Shtoni 40 gr gjalpë dhe 1 lugë finok të egër të grirë, dekorojeni pjatën me kokrra bizelesh të grira dhe një tufëz finoku të grirë.

Lini një koment