Mund të duket e çuditshme, por pula me birrë nuk është recetë alkoolike, pasi alkooli avullon gjatë gatimit. Kështu që kjo recetë është e përshtatshme si për fëmijët, ashtu edhe të rriturit.
Është një pjatë e re që do t’ju pëlqejë ta integroni rregullisht në menytë tuaja të gatimit, prandaj na ndiqni me recetën:
- 6 kofshë dhe trash-kofshë pule (gati 900 gr)
- 60 gr miell
- 2 qepë
- 3 thelpinj hudhre
- 500 ml birrë
- 1 gotë brodo pule
- 2 lugë gjelle vaj ulliri
- Kripë
- Piper i zi
Përgatitja:
- Prisni qepët në unaza. Prisni edhe thelpinjtë e hudhrës dhe lërini mënjanë.
- Vendosni copat e pulës mbi një prerëse dhe hidhuni kripë.
- Më pas, kalojini ato në miell.
- Në një tigan shtoni vaj ulliri dhe vendosni copat e pulës. Kalojini në tigan derisa të marrin një kore nga jashtë.
- Në të njëjtin tigan, skuqni qepët dhe hudhrat. Uleni nxehtësinë në minimum, mbulojini dhe lërini për 2 minuta.
- Kur të jenë kaurdisur, shtoni birrën, mbulojini përsëri dhe lërini derisa të ketë avulluar gjysma e birrës.
- Më pas shtoni kofshët e pulës dhe brodon. Ziejini për 45 minuta.
- Pas kësaj kohe, rregullojini me kripë e piper dhe shërbejini në tavolinë.
Lini një koment