1 pako pasta me miell qiqrash
2 gota bizele (të ngrira)
1-2 lugë gjelle vaj ulliri ekstra të virgjër
Një dorë rukola
Tuli i angjinareve të pjekura në skarë
4 lugë gjelle fara kërpi
Kripë
1.Në ujin e vluar hidhni makaronat dhe i gatuani për rreth 10 minuta, sipas udhëzimeve të pakos.
2.Tre minuta para se të hiqni makaronat, shtoni bizelet e ngrira në të njëjtën tenxhere dhe prisni derisa të zbuten.
3.Ndërkohë, vendosni angjinaret në një tas të madh sallate. Prisni anësoret dhe nxirrni tulin apo “zemrën” e tyre.
4.Më pas i lini të piqen në skarë për pak çaste. Në fund i përzieni bashkë me makaronat, bizelet dhe një dorë fara kërpi.
5.Shtoni kripë, vaj ulliri dhe në fund rukolat. Ju mbetet vetëm ta shijoni!
Lini një koment