Po aq sa e mirë është për tu ngrënë, banania është një ilaç i vërtetë edhe për fytyrën. Ky frut tropikal përmban potasium, vitaminë E dhe C që punojnë në mënyrë fantastike në drejtim të hidratimit të lëkurës suaj.
Mjalti shërben si një scrub natyral, i jep fytyrës suaj një ngjyrë të bukur dhe shkëlqim. Kosi është shumë efektiv për lëkurën e thatë, duke e zbutur atë dhe duke shmangur rrjepjen e saj. Gjithashtu i jep një butësi bebeje.
Gjërat që do ju nevojiten:
- 1 banane e qëruar
- 1 lugë gjelle mjaltë
- 1 lugë gjelle kos
Përgatitja:
- Në një enë shtypni bananet, shtoni mjaltin dhe kosin.
- Trazojini mirë.
- Aplikojeni në fytyrë dhe e lini të veprojë për 20 minuta ose derisa maska të thahet plotësisht.
- Shpëlajeni fytyrën me ujë të bollshëm dhe fshijeni butësisht me një peshqir të pastër.

Përdoreni këtë maskë 2-3 herë në javë dhe i thoni mirupafshim lëkurës së thatë. Përdorimi i rregullt do ju garantojë një fytyrë shumë-mirë të hidratuar!/neps.al
Lini një koment