Maskë me lëkurën e mollës për një fytyrë plot jetë!
Lëkura e mollës përmban vitaminë C e cila ka aftësinë të ngadalësojë plakjen. Ajo gjithashtu është e pasur me antioksidantë që luftojnë veprimin e radikaleve të lira si dhe veprimin e rrezeve të dëmshme UV.
Prandaj sa herë që të hani një mollë, mos nxitoni t’i hidhni lëkurën. Përkundrazi, Neps ju prezanton sot një recetë bukurie e cila do i japë jetë fytyrës suaj.
Ju nevojiten:
1 domate
1 mollë
2 lugë gjelle qumësht
Udhëzime:
Në një blender bashkoni tulin e domates (pa lëkurë) dhe lëkurën e mollës. Mollën lajeni paraprakisht në mënyrë që lëkura të jetë e pastër, pa pesticide.
Pasi e keni trazuar masën, shtoni qumështin.
Sapo maska të bëhet kremoze, aplikojeni në fytyrën tuaj. E lini të veprojë për 20 minuta dhe më pas e shpëlani fytyrën me ujë të vakët./neps.al
Rinia e përjetshme është një koncept i fesë dhe mitologjisë, por çfarë do të ndodhte nëse mund të kishim vetëm pak më shumë prej saj? Çfarë nëse do të ekzistonte një pilulë që mund të ngadalësonte rrjedhën e kohës,...
Soda është një mrekulli kur vjen puna për t’u kujdesur për këmbët tuaja. Ajo largon erën e keqe, i dezinfekton, vret bakteret dhe madje kuron pamjen e tyre. Të gjitha këto përfitime vetëm me një pako sodë buke, kostoja...
Ka një shans që ulja e temperaturave këtë muaj tashmë të ketë sjellë dëm në lëkurën tuaj. Dhe ndërsa kalimi te kremrat hidratues më të rëndë, një pjesë e enigmës shpesh neglizhohet: dieta. Por, sipas nutricionistit Kimberly Snyder, ju...
Lini një koment