E shijshme, e pasur me kalium. Mund të përdoret si në receta të kripura, ashtu edhe për të mbushur tortat e krostatat. Të pasura me vitamina dhe kripëra minerale të rëndësishme mes të cilave fosfori, shumë i rëndësishëm për të ruajtur presionin e gjakut nën kontroll, bananet janë gjishtashtu një ushqim i volitshëm në kuzhinë, ideale për përgatitjen e recetave të ndryshme.
Le të shohim së bashku si t’i përdorim bananet e pjekura për të përgatitur një marmelatë të shijshme:
Përbërësit:
- 1 kg banane të pjekura
- Lëngu i një limoni
- 600 gr sheqer
- ½ gote uji
Përgatitja:
- Pritini bananet në copa, hidhini në një tas dhe shtoni mbi to lëngun e limonit në mënyrë që të mos nxihen. Shtypini me pirun derisa të merrni një përzierje homogjene dhe pa kokrra.
- Shkrini në një tenxhere, në zjarr të ulët sheqerin me ujin dhe ziejeni për 3-4 minuta. Shtoni më pas bananet dhe lërini në zjarr duke i përzier vazhdimisht që të mos ngjiten në tenxhere.
- Hidhni marmelatën sa është e nxehtë nëpër vazo qelqi të pastra dhe të sterilizuara e më pas mbyllini hermetikisht.
- Lërini të pushojnë për një muaj dhe më pas përdoreni marmelatën sipas shijeve tuaja.
- Sipas dëshirës, mund ta aromatizoni marmelatën me erëzat tuaja të preferuara.
Lini një koment