Qumështi dhe mjalti janë eliksir të vërtetë për të gjitha problemet e lëkurës. Të përzieni mjaltin me qumësht është mbase mënyra më e mirë për një lëkurë gjithë shkëlqim.
Për të marrë maksimumin e përfitimeve përdorni së bashku qumësht dhe mjaltë, por përpiquni që të përdorni qumësht të papërpunuar. Qumështi i papërpunuar është një pastrues i shkëlqyer lëkure. Mbretëresha Kleopatra e Egjiptit bënte zakonisht banjë në qumësht, për të përmirësuar bukurinë dhe për të qendruar përherë e re.
Ja si të përgatisni një maskë në shtëpi me këto dy elemente:
Përbërësit:
- 1 lugë gjelle mjaltë
- 1 lugë gjelle qumësht
Përdorimi:
- Përzieni përbërësit në një tas dhe aplikojini butësisht në fytyrë (pasi e keni larë më parë).
- Masazhoni lëkurën për dy minuta me lëvizje të buta rrethore.
- E lini maskën për 15 deri në 20 minuta mbi fytyrë dhe më pas lajeni me ujë të vakët./neps.al
Lini një koment