5 ushqimet që mund t’i hani sa të doni dhe përsëri nuk do shtoni në peshë
Ndoshta kjo mund t’ju tingëllojë e çuditshme, por është e vërtetë. Ushqimet që do ju rendisim më poshtë mund t’i kosumoni sa të doni e përsëri nuk do shtoni në peshë. Sekreti i tyre është se janë të ulëta në kalori dhe të pasura në fibra, duke ulur kështu rrezikun e akumulimit të dhjamit.
Gjithsesi ju duhet të tregoni kujdes që dieta juaj të jetë e balancuar dhe e pasur me një shumëllojshmëri ushqimesh.
Kokoshkat
Nëse i gatuani kokoshkat pa gjalpë dhe pa sheqer (mjafton shumë pak kripë) do të merrni vetëm 35 kalori për 100 gram.
Selino
Selinoja përmban 95% ujë. Ju ndihmon të humbni në peshë dhe detoksikon trupin tuaj falë efektit diuretik që ka.
Patëllxhanë
Një porcion me patëllxhanë të pjekur ose të skuqur ka vetëm 24 kalori, kështu që mund ta shijoni këtë perime pa asnjë kufizim.
Kastraveci
Një perime fantastike për ata që duan të humbasin peshë. Përmban shumë ujë dhe ju ndihmon të arrini format e dëshiruara pa shumë sforco dhe mundim.
Rrepat
Rrepat janë një burim i mirë i magnezit. Ato ju ndihmojnë të humbni në peshë, vënë në lëvizje muskujt dhe rregullojnë nivelin e sheqerit në gjak . Një porcion me rrepa ka vetëm 40 kalori./neps.al
Të kesh një bel elegant nuk është vetëm çështje estetike, por mund t’ju ndihmojë të rroni më gjatë. Sipas disa studimeve, njerëzit që kanë peshë të tepërt në pjesën e belit kanë më tepër probabilitet të vuajnë nga sëmundjet...
Ngroheni furrën në 180C. Lyejeni me gjalpë një tavë që nuk ngjit 30cm x 20cm dhe shtroni bazën me letër që nuk ngjit. Mbushni një të tretën e një tenxhereje të vogël me ujë, lëreni të ziejë dhe...
Të qenurit nënpeshë mund të jetë shqetësuese nëse është rezultat i të ushqyerit keq ose nëse je shtatzënë ose ke shqetësime të tjera shëndetësore. Për persona të caktuar mund të mjaftojë shtimi i sasisë së ushqimit për të ndryshuar...
Lini një koment