7 këshilla për të shtuar peshë në mënyrë të shëndetshme
Të qenurit nënpeshë mund të jetë shqetësuese nëse është rezultat i të ushqyerit keq ose nëse je shtatzënë ose ke shqetësime të tjera shëndetësore. Për persona të caktuar mund të mjaftojë shtimi i sasisë së ushqimit për të ndryshuar këtë problem, por kjo nuk rezulton gjithmonë në një shtim të shëndetshëm në peshë.
Mëposhtë janë disa mënyra të shëndetshme për të fituar peshë kur jeni nën peshë:
Hani më shpesh Kur jeni nën peshë, mund të ndiheni të ngopur më shpejt. Hani pesë deri në gjashtë vakte më të vogla gjatë ditës në vend të dy ose tre vakteve të mëdha.
Zgjidhni ushqime të pasura me lëndë ushqyese Si pjesë e një diete të përgjithshme të shëndetshme, zgjidhni bukë me drithëra të plota, makarona integrale dhe drithëra; fruta dhe perime; produktet e qumështit; arrat dhe fara
Provoni smoothie dhe pije të shëndetshme Mos u fokusoni tek pijet me gaz, kafet dhe pije të tjera me pak kalori dhe pak vlera ushqyese. Në vend të këtyre, pini smoothie ose pije të shëndetshme të bëra me qumësht dhe fruta të freskëta ose të ngrira, dhe spërkatni me pak fara lini të bluar.
Kujdes kur pini Disa njerëz mendojnë se pirja e lëngjeve para ngrënies ua zbeh oreksin. Në këtë rast, mund të jetë më mirë të pini pije me kalori më të larta së bashku me një vakt ose meze të lehtë. Për të tjerët, pirja 30 minuta pas një vakti, jo me të, mund të funksionojë.
Çdo pickim duhet të jetë i vlefshëm Konsumoni arra, gjalpë kikiriku, djathë, fruta të thata dhe avokado. Para gjumit mund të kosnumoni një sanduiç me gjalpë kikiriku dhe marmalatë, ose një sanduiç me avokado, perime të prera në feta dhe mish pa dhjamë ose djathë.
Shtoni gjëra extra Shtoni ushqime shtesë në pjatat tuaja për më shumë kalori – të tilla si djathë të pjekur dhe vezë të fërguara ose qumësht pluhur në supa.
Ushtrimet
Ushtrimi, veçanërisht trajnimi i forcës, mund t’ju ndihmojë të shtoni peshë duke ndërtuar muskujt tuaj. Ushtrimi gjithashtu mund të stimulojë oreksin tuaj.
Për emisionin “Maska” në Youtube, në kanalin “Homeland Albania”, një ish-punonjës i një Fast Food-i në Tiranë dëshmon për atë që ndodh në “prapaskenën” e Fast Food-eve në vend! Një lemeri e vërtetë! “Puna në Fast Food ka shumë...
Nëse qëroni hudhrën çdo herë kokërr më kokërr, ka një truk të thjeshtë që do t’ju kursejë kohë: Vendosni thelpinjtë e hudhrës brenda një kavanozi të vogël ose një tasi. Mbylleni kapakun (ose mbuloni tasin me një pjatë) dhe...
Për t’u siguruar që vezët tuaja nuk çahen gjatë zierjes, provoni këtë truk të thjeshtë: Shtoni kripë ose uthull: Hidhni 1 lugë gjelle kripë ose uthull të bardhë në ujin e zierjes. Kjo ndihmon në forcimin e lëvozhgës dhe...
Lini një koment