4 gabime me dietën që po çojnë shumë njerëz deri në vdekje
Të gjithë e dimë që ushqimet e shëndetshme janë shpesh më të shtrenjta se ushqimet me më pak vlera ushqyese. Por këto kosto që kursejmë nga to paguajmë një taksë më të madhe nga ç’e kemi menduar. Një raport i ri tronditës botuar në gazetën ‘The Lancet’ pohon se rreth një e pesta e vdekjeve në botë lidhet me dietat e varfra.
Studimi shpjegon se në rang global, një milion vdekje në vitin 2017 ishin të lidhura me dietat e varfra. Sëmundjet kardiovaskulare, disa kancere të caktuara dhe diabeti i tipit 2 ishin ndër sëmundjet më të shpeshta që çonin në vdekje.
Ushqyerja njihet si një nga ato fusha të shëndetit publik që është përkeqësuar në mënyrë drastike gjatë shekullit XXI.
Ndërsa shumë faktorë ndikojnë në rritjen e numrit të vdekjeve të lidhura me dietën, raporti thekson rëndësinë e tre rekomandive të të ushqyerit që janë injoruar shumë shpesh. Ai gjithashtu thekson nevojën për të eliminuar tre kategoritë e ushqimeve që konsumojmë shumë shpesh. Më poshtë do të lexoni gabimet më të mëdha me dietat që çojnë deri në vdekje njerëz në mbarë botën:
Mosngrënia e frutave të thata
Mangësitë më të mëdha u vunë re tek arrat dhe frutat e thata. Në përgjithësi po marrim vetëm 12% të sasisë së rekomanduar, thuhej në raport ndërkohë që sipas studimit duhet të marrim 21 gramë në ditë. Në fakt, marrim vetëm 2 gram në ditë. Frutat e thata si arrat, lajthitë bajamet janë të pasura në proteina, fibra, acide yndyrore të shëndetshme dhe vitamina.
Mangësitë në marrjen e qumështit
Në rang global jemi duke konsumuar 16% të sasisë ditore të rekomanduar të qumështit sipas studimit të ri. Ka pasur disa debate vitet e fundit rreth temës nëse qumështi është apo jo i mirë për shëndetin. Por qumështi i plotë po bën një kthesë dhe po përforcohet teoria se qumështi me yndyra të plota lidhet me një rrezik më të ulët të obezitetit. Gjithashtu ndihmon fëmijët të thithin në mënyrë më efikase vitaminën D dhe lidhet me kocka më të forta.
Mangësitë në marrjen e drithërave të plota
Ne nuk hamë mjaftueshëm drithëra të plota. Sasia mesatare ditore është 29 gram, kur duhet të hamë 124 gramë në ditë sipas sudimit. Përfitimet potenciale të tyre lidhen me rreziqet e ulëta të sëmundjeve kardiovaskulare, shëndetin më të mirë të aparatit tretës dhe menaxhimin e peshës. Ky shqetësim prek amerikanët në veçanti. Duhet të konsumoni sa më shumë oriz kafe, elb, bollgur, pasta integrale, misër.
Konsumojmë shumë kripë, pije me sheqer dhe mish të përpunuar
Të gjithë i dimë efektet anësore të të pirit shumë pije me gaz gjatë ditës të lidhur me rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare, demencën, sulmin në zemër, etj. Kripa e tepërt mund të shkaktojë presion të lartë të gjakut, goditje e sulm në zemër kurse mishrat e proceduar lidhen me shanse të rritura për diabet, sëmundje të zemrës dhe disa lloje kanceri.
Shpresojmë që ky artikull t’ju ndihmojë të kuptoni që duhet t’i hidhni në plehra kanaçet e gazuara që keni në friogrifer dhe të rrëmbeni një grusht arra ose bajame.
Të kesh një bel elegant nuk është vetëm çështje estetike, por mund t’ju ndihmojë të rroni më gjatë. Sipas disa studimeve, njerëzit që kanë peshë të tepërt në pjesën e belit kanë më tepër probabilitet të vuajnë nga sëmundjet...
Ngroheni furrën në 180C. Lyejeni me gjalpë një tavë që nuk ngjit 30cm x 20cm dhe shtroni bazën me letër që nuk ngjit. Mbushni një të tretën e një tenxhereje të vogël me ujë, lëreni të ziejë dhe...
Të qenurit nënpeshë mund të jetë shqetësuese nëse është rezultat i të ushqyerit keq ose nëse je shtatzënë ose ke shqetësime të tjera shëndetësore. Për persona të caktuar mund të mjaftojë shtimi i sasisë së ushqimit për të ndryshuar...
Lini një koment