Tortë e kripur me djathë e qumësht për të përdorur bukën e mbetur
Torta me djathë është ideale kur nuk dini se ç’të bëni me bukën e mbetur që është bërë e fortë dhe e thatë. Ja si mund të riciklohet ajo në një recetë të shijshme:
Përbërësit:
10 feta bukë
250 gr djathë i tipit groviera
600 ml qumësht
2 vezë
Pak arrë moskat
Kripë e piper
Përgatitja:
Ndizni furrën në 180 gradë.
Merrni një tepsi dhe shtroni letër furre në të.
Prisni djathin në 10 feta dhe formoni shtresa në tepsi: si fillim bukën, më pas djathin e kështu me radhë.
Në një tas rrihni vezët me pirun, shtoni qumështin, kripën, piperin dhe arrën moskat.
Hidheni këtë përbërje mbi fetat e bukës dhe djathin.
Piqeni për 30 minuta ose derisa të formojë një sipërfaqe të artë.
1. Në një tas të madh përziej thjerrëzat e ziera me domatet, qepën, majdanozin dhe djathin e bardhë. 2. Në një enë tjetër përziej vajin e ullirit me lëngun e limonit, kripën dhe piperin. 3. Hidhe salcën mbi sallatë...
1. Në një tas të madh, vendos kubet e shalqirit. 2. Shtoni sipër djathin e thërrmuar dhe gjethet e mentes. 3. Spërkatni me vaj ulliri dhe lëng lime. 4. Shtoni një majë kripë dhe pak piper të zi nëse...
Shtyp bananen në një tas me pirun. Shto tërshërën, gjalpin e kikirikut dhe përbërësit e tjerë. Përziej mirë derisa të formohet një masë e trashë. Me duar të pastra formo toptha të vegjël. Vendosi në frigorifer për 30 minuta...
Lini një koment