Sugjerojmë:

Supë greke me mish pule, vezë dhe limon

Supë pule me vezë dhe limon

Persona: 5
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 30 minuta

Një supë pule me vezë dhe limon është propozimi i Nepsit për këtë të martë. Shije joshëse, deri në pikën e fundit!

Ingredientët

  • 100 gram mish pule në copa të vogla
  • 50 gram oriz
  • 1.5 L lëng pule
  • 1 karotë
  • ½ limon (lëngu)
  • 2 të verdha veze
  • ½ tufë majdanoz
  • Kripë dhe piper për shije

Udhëzimet

1

Vendosim tenxheren me lëngun e pulës për të zierë. Shtoni mishin e pulës, pak kripë dhe e lini të ziejë për 30 minuta.

2

Largojmë copat e mishit, kullojmë lëngun e pulës në sitë dhe e vendosim përsëri në zjarr. Shtojmë në të karotën dhe orizin. E lini të ziejë për çerek ore.

3

Nxjerrim karrotën, e presim atë në kubikë ose e shtypim me pirun dhe e vendosim përsëri në tenxhere bashkë me mishin.

4

Para se të përfundojë zierja e orizit shtoni majdanozin e grirë imët.

5

Rrahim të verdhat e vezëve, shtojmë pak ujë dhe presim supën me vezë. Fikeni sobën, lëreni supën të ftohet pak dhe pas kësaj mund ta shijoni. Ju bëftë mirë!

Lini një koment