Simite e mbushur me kungulleshka e salsiçe

Simite e mbushur me kunguj e salsiçe

Persona: 2
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 15 minuta

Buka me kunguj dhe salsiçe është një pjatë e dytë e shijshme dhe nepsndjellëse për një vakt të shpejtë, por të kompletuar: bukë, mish, perime dhe aromë pylli! Nëse ju pëlqejnë shijet rusitke, mos humbni kohë dhe përgatiteni sa më shpejt...

Ingredientët

  • 400 gr kunguj të vegjël
  • 300 gr salsiçe
  • 1 thelpi hudhër
  • 300 gr kërpudha porçini
  • 2 bukë arabe ose simite me brumë pice
  • 2 degëza manxuranë
  • 2 lugë vaj ulliri ekstra i virgjër
  • kripë
  • piper

Udhëzimet

1

Pastroni kungujt dhe kërpudhat. Këto të fundit pritini në feta. Prisni dhe kungujt. Në fillim pritini më dysh për së gjati dhe pastaj bëjuni prerje diagonale.

2

Qëroni dhe shtypni një thelpi hudhër, skuqeni me pak vaj në tigan, shtoni salsiçet të cilave ua keni hequr lëkurën dhe i keni prerë në copa, lërini për 4-5 minuta, shtoni kungujt dhe kërpudhat, kripë, piper dhe gatuajini edhe për 10 minuta duke i përzier. Hiqini nga zjarri dhe aromatizojini me gjethet e grira të dy degëzave manxuranë.

3

Prisni më dysh bukët, vendosini mbi një letër furri dhe kalojini në skarë derisa të marrin ngjyrë të artë. Shtoni mbushjen tek secila prej tyre dhe servirini të ngrohta.

Lini një koment