Luleshtrydhet janë të pasura me acid folik, vitaminë B5 dhe B6 të cilat ndihmojnë jashtë mase në forcimin e rrënjës së flokut. Nëse keni flokë të dobët ky është përbërësi më i mirë që mund të provoni.
Niveli i lartë i antioksidantëve i gjendur në luleshtrydhe do ju ndihmojë gjithashtu edhe me problemin që mund të keni me zbokthin.

Si të përgatisni një maskë me to:
- 6-8 luleshtrydhe të freskëta
- 1 lugë gjelle vaj kokosi
- 1 lugë gjelle mjaltë
Udhëzime:
- I përzieni të gjithë përbërësit në një blender derisa të krijoni një pastë homogjene.
- Aplikojeni në çdo fije floku. E lini të veprojë për 5-10 minuta.
- Më pas e shpëlani kokën me ujë të bollshëm si zakonisht me shampo dhe kondicioner./neps.al
Lini një koment