Pluhurat e ditës, vapa dhe ndotja e ambientit bëjnë që fytyra të jetë një ndër pjesët më të ekspozuar ndaj faktorëve të jashtëm. Këto papastërti dhe baktere mund të përkthehen pastaj në akne, plagë apo në një lëkurë të irrituar.
Neps.al ju sugjeron sot një maskë natyrale në drejtim të zgjidhjes pikërisht të kësaj problematike. Ajo përmban 4 përbërës dhe i gjeni lehtësisht në shtëpi.
Ju nevojitet:
1 qese çaji jeshil
1 lugë gjelle mjaltë i lëngshëm
1 lugë gjelle lëng limoni
3 lugë gjelle sheqer
Udhëzime:
Miksoni të gjithë përbërësit në një enë dhe aplikojeni si pastë në lëkurën tuaj. Shmangni zonën e syve, veshëve dhe gojës.
Masazhojeni 1-2 minuta me gishtërinj.
E lini të veprojë për 10-15 minuta.
Më pas e shpëlani me ujë të bollshëm dhe e fshini me një peshqir të pastër./neps.al
Rinia e përjetshme është një koncept i fesë dhe mitologjisë, por çfarë do të ndodhte nëse mund të kishim vetëm pak më shumë prej saj? Çfarë nëse do të ekzistonte një pilulë që mund të ngadalësonte rrjedhën e kohës,...
Soda është një mrekulli kur vjen puna për t’u kujdesur për këmbët tuaja. Ajo largon erën e keqe, i dezinfekton, vret bakteret dhe madje kuron pamjen e tyre. Të gjitha këto përfitime vetëm me një pako sodë buke, kostoja...
Ka një shans që ulja e temperaturave këtë muaj tashmë të ketë sjellë dëm në lëkurën tuaj. Dhe ndërsa kalimi te kremrat hidratues më të rëndë, një pjesë e enigmës shpesh neglizhohet: dieta. Por, sipas nutricionistit Kimberly Snyder, ju...
Lini një koment