Shumë të shijshëm, shkopinjtë e perimeve janë një recetë e thjeshtë dhe e shpejtë për t’u përgatitur dhe për të realizuar një antipastë të shëndetshme. Perfekte për ata që ndjekin një dietë vegjetariane ose vegane, shkopinjtë e perimeve janë një strategji e bukur për të bindur dhe fëmijët t’i hanë ato.
Më poshtë po ju tregojmë disa ide me anë të fotove si dhe recetën e një antipaste:
Përbërësit:
- 2 karota
- 2 patate mesatra
- ½ kungulleshke
- Kripë
Përgatitja:
- Qëroni perimet dhe pritini në forma shkopinjsh.
- Gatuajini në avull derisa të zbuten, më pas vendosini në një tepsi.
- Përziejini me pak vaj ulliri e kripë dhe shërbejini.




Lini një koment