Sallata me domate qershi dhe borzilok që ka veti shëruese
Sallatat bëjnë pjesë tek pjatat më të shëndetshme në planet. Të përgatitura me përbërës të freskët dhe ‘dressings’ e duhura, ato e furnizojnë trupin me vitamina, minerale, fibra dietike, antioksidantë dhe enzima bimore.
Kjo sallatë ka veti shëruese dhe më poshtë do të gjeni recetën dhe vetitë e përbërësve të kësaj sallate:
Përbërësit:
4 gota domate të freskëta qershi (mundësisht të rritura organikisht)
1 gotë gjethe të freskëta borziloku
1 gotë arra të copëtuara
½ gote ullinj kallamata
Kripë deti
Përgatitja:
Pasi t’i lani domatet, pritini përgjysmë dhe vendosini në një tas. Prisni gjethet e borzilokut dhe shtojini tek domatet. Prisni në feta ullinjtë dhe shtojini tek sallata së bashku me arrat e copëtuara. Përziejini dhe komplotojini me vaj ulliri dhe kripë deti.
Pse duhet ta konsumoni rregullisht këtë sallatë?
Borziloku ka veti antimikrobiale të cilat na mbrojnë nga infeksionet bakteriale dhe ato mykotike. Falë kësaj bime aromatike që e përdorim shpesh në pica dhe pasta, mund t’i shpëtojmë nevojës për të marrë antibiotikë dhe riskut për të qenë rezistentë ndaj disa prej tyre.
Vajrat që gjenden tek borziloku i japin kësaj bime veti të vlefshme anti-inflamatore. Një përbërës i tij i quajtur eugeon ndihmon kundra inflamacionit kornik, një gjendje e lidhur me shumë probleme si kanceri, diabeti, artriti, obeziteti, dhimbjet e kyçeve, akneve, lodhja, mjegulla e trurit, etj.
Antioksidantët e gjetur tek borziloku dhe domatet qershi ndihmojnë në neutralizimin e radikaleve të lira duke i shpëtuar qelizat e shëndetshme nga dëmtimi dhe duke ngadalësuar procesin e plakjes. Radikalet e lira janë gjithashtu përgjegjëse për inflamacionin kronik duke reduktuar nivelet e tij. Gjithashtu antioksidantët ndikojnë në zvogëlimin e kolesterolit të keq, normalizojnë presionin e gjakut dhe mbrojnë zemrën e venat nga dëmet.
Domatet qershi përmbajnë likopen, i cili u jep gjithashtu ngjyrën e kuqe këtyre perimeve. Ai njihet si një agjent i fuqishëm kundra kancerit. Likopeni gjithashtu mbron lëkurën nga dielli, parandalon diabetin, lufton sëmundjet e zemrës dhe promovon shëndetin riprodhues. Domatet qershi përmbajnë gjithashtu vitaminë C, e domosdoshme për shërimin e plagëve, lëkurë të shëndetshme dhe sistem imunitar të fortë.
Për të rriturit që vuajnë nga intoleranca ndaj laktozës, konsumimi i qumështit të fermentuar mund të eliminojë ose të zvogëlojë ndjeshëm simptomat e këtij problemi. Studiuesit besojnë se mikroorganizmat e pranishëm në këtë produkt të fermentuar – i njohur...
Luleshtrydhet prishen shpejt, por me këtë truk të thjeshtë mund t’i mbani të freskëta për disa ditë më shumë: 1️⃣ Shpëlajini me uthull të holluar – Përzieni 1 filxhan uthull molle ose të bardhë me 3 filxhanë ujë dhe...
Nëse nuk keni një ndarës vezësh, ky truk i thjeshtë do t’ju ndihmojë: 1️⃣ Metoda e shishes plastike – Thyejeni vezën në një tas. Merrni një shishe plastike bosh, shtrydheni pak dhe vendoseni grykën mbi të verdhën. Lëshoni shtrëngimin...
Lini një koment